Dy të lënduar nga aksidenti në Vragoli

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 15:32
Dy të lënduar nga aksidenti në Vragoli

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Vragoli.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës se në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete, një veturë dhe një kamion.

Ai tha se dy persona kanë pësuar lëndime.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Kelani.

(Kosova Sot Online)