Po riparonte gomën, makina e zë poshtë, humb jetën shqiptari në Greqi

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 15:38
Po riparonte gomën, makina e zë poshtë, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në si pasojë e një incidenti sot në qytetin e Selanikut në Greqi.

Sipas mediave vendase, shqiptari ende i paidentifikuar, ka tentuar të riparojë gomën e një automjeti.

Teksa ishte i shtrirë duke rregulluar gomën e një automjeti, i është prishur kriku dhe e ka zënë makina poshtë. Fatkeqësisht plagët e marra i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 47-vjeçarit shqiptar.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

(Kosova Sot Online)