Mediat serbe: Dronët e armikut vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, Vuçiq dha ​​​​urdhër për ngritjen e avionëve

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 17:43
Mediat serbe: Dronët e armikut vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, Vuçiq dha ​​​​urdhër për ngritjen e avionëve

Mediat në Beograd shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se u panë afër vendeve ku u mobilizuan forcat në gatishmëri.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka urdhëruar ushtrinë serbe për një aksion në ajër, shkruajnë mediat proqeveritare në Beograd. Ato përmendin disa “dronë të armikut”, të cilët sipas tyre vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.

Siç shkruajnë mediat më të afërta me presidentin serb, ky i fundit ka lëshuar udhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.

“Vuçiq vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe, sipas mediave të Beogradit”, shkruan mediumi serb, “Politika”.

Për t’i penguar aktiviteteve të prentenduara “të armikut”, avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht t’i sulmojnë dronët

(Kosova Sot Online)