Politikani serb:Vuçiqi do t’u thotë serbëve t’i riregjistrojnë veturat

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 09:25
Politikani serb:Vuçiqi do t’u thotë serbëve t’i riregjistrojnë veturat

Nënkryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Sinisha Kovaçeviq, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës “pret serbë e shqiptarë më të zgjuar”.

“Gangrena zgjidhet vetëm me heqje. Ajo çështje nuk është zgjidhur në vitin 1999”, ka thënë Kovaçeviq për “Radio Televizionin e Vojvodinës”.

Kurse, i pyetur për çështjen e targave, Kovaçeviq është i bindur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’u thotë qytetarëve serbë në veri të Kosovës t’i riregjistrojnë veturat.

“Kështu thoshte edhe ‘nuk e jap Valaçin, nuk e jam Gazivodën’, por i dha”, u shpreh ai.

Në pyetjen se çfarë mund të bëhet tjetër, Kovaçeviq tha: “Mund të heshtësh, të vuash dhe të ëndërrosh e të presësh”.

“Më e rrezikshmja është kur ëndërrojmë”, ka thënë Kovaçeviq.

(Kosova Sot Online)