Aksident afër Klinës, vetura rrokulliset në mes të rrugës

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 09:46
Aksident afër Klinës, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinafc të Klinës.

Një veturë është parë e rrokullisur në mes të rrugës ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për të lënduar.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është marrë me rastin.

(Kosova Sot Online)