Ambasadori i Francës në Serbi po thotë se në dokumentin e QUINT-it që iu dha Vuçiqit u kërkua shtyrja e afatit për targa

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 14:18
Ambasadori i Francës në Serbi po thotë se në dokumentin e QUINT-it që iu dha Vuçiqit u kërkua shtyrja e afatit për targa

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, ka deklaruar se në dokumentin që ambasadorët e QUINT-it ia kanë dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, bëhet thirrje që Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit për ri-regjistrimin e veturave me targa serbe.

Cochard tha se ndonëse i kanë kërkuar shtyrjen e vendimit, Kosovës nuk ia kontestojnë legjitimitetin e vendimit.

“Në atë dokument, ne bëjmë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave, vendim ky që ne nuk e kontestojmë legjitimitetin dhe bëjmë thirrje për shmangien e çdo gjëje që mund të rrisë tensionet”, është shprehur Cochard për Tanjug duke iu përgjigjur pyetjes nëse dokumenti që QUINT-i ia dorëzoi Vuçiqit ishte koherent me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Po ashtu ai tha se Bashkimi Evropian nuk udhëhiqet nga logjika e shantazhit në marrëdhëniet e saj me Beogradit.

(Kosova Sot Online)