Kolera po përhapet me shpejtësi në këtë shtet

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 14:54
Kolera po përhapet me shpejtësi në këtë shtet

Libani ka raportuar rreth 1.400 raste të kolerës që nga mesi i tetorit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi i parë i vaksinave ka mbërritur nga Franca.

Rasti i parë i kolerës në Liban që nga viti 1993 u raportua në tetor në qytetin verior të Bebnin, dhe sipas OBSH-së, numri i të sëmurëve që atëherë është rritur në 1400, shkruan Deutsche Welle.

Drejtori rajonal i OBSH-së për emergjencat, Rick Brennan, tha se sëmundja ndoshta ka ardhur nga Siria, ku ata tani po luftojnë me rreth 20,000 raste, duke shtuar se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm këtë vit, duke shpjeguar se përmbytjet, thatësira, migrimi dhe faktorë të tjerë që e vështirësojnë qasjen në ujë të pastër dhe çon në infeksion më lehtë.

Libani mori të hënën grupin e parë prej 13.000 dozash të vaksinave të dhuruara nga kompania shëndetësore franceze Sanofi, me ndihmën e qeverisë franceze, e cila u mirëprit nga ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad.

Deutsche Welle shton se përveç donacioneve nga Franca, OBSH ofron ndihmë të vazhdueshme për Libanin në formën e personelit mjekësor, pajisjeve dhe burimeve për laboratorët, si dhe trajnimin e stafit në klinika.

(Kosova Sot Online)