Lajmi i fundit: Arrestohen dy vajza për rrahjen e të moshuarës në Pejë

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 15:15
Lajmi i fundit: Arrestohen dy vajza për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Veton Elshani nga Policia e Pejës ka konfirmuar arrestimin e dy vajzave për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë.

I kontaktuar, Elshani tha se nuk e di se cilat nga infermieret që shihen në video janë arrestuar.

Dhuna ndaj të moshuarës raportohet se ka ndodhur në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja që po e rrah me shuplaka e me shqelma të moshuarën në Pejë, teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.

Ngjarjen ç’njerëzore po e filmon njëra nga vajzat aty, teksa të gjitha po qeshin me të moshuarën.

(Kosova Sot Online)