Sveçla reagon pas rrahjes së të moshuarës: Fuqishëm bëj thirrje të sillen para drejtësisë të gjithë personat e implikuar!

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 15:51
Sveçla reagon pas rrahjes së të moshuarës: Fuqishëm bëj thirrje të sillen para drejtësisë të gjithë personat e implikuar!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rrahjes së një të moshuare nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Sveçla në reagimin e tij ka thënë se veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor” shkruan Sveçla në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.

Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.

(Kosova Sot Online)