Deklarohet njëri nga pronarët e “Orenda” ku ndodhi dhuna ndaj të moshuarës

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 17:43
Deklarohet njëri nga pronarët e “Orenda” ku ndodhi dhuna ndaj të moshuarës

Njëri prej pronarëve të shtëpisë së moshuarve në Pejë “Orenda”, Anton Rasaj, është deklaruar duke thënë se nuk e di si ta përshkruajë me fjalë se si është ndjerë kur të mërkurën i ka parë pamjet e infermieres që ka ushtruar dhunë fizikë ndaj një të moshuare atje.

Lidhur me rastin, janë arrestuar tri të dyshuara që ngarkohen me tri vepra penale.

Megjithatë, ai në një prononcim për media theksoi se do të ndërmarrin çdo veprim dhe masë të nevojshme.

“Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve”, shtoi ai.

“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekin përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu”, u shpreh Rasaj.

“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë”.

(Kosova Sot Online)