Deklarata e Presidentes: T’i bësh cak dhune të moshuarit, krim i dyfishtë

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 20:11
Deklarata e Presidentes: T’i bësh cak dhune të moshuarit, krim i dyfishtë

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka lëshuar një deklaratë pas raportimeve për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në një strehimore në Pejë.

Në këtë deklaratë theksohet se dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet.

T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Presidentja u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta trajtojnë me prioritet.

(Kosova Sot Online)