Fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin, marrin pjesë edhe Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 10:01
Fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin, marrin pjesë edhe Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Në Berlin ka nisur Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili ka bërë bashkë udhëheqësit nga gjashtë vendet. Nikoqir i këtij samiti është kancelari gjerman, Olaf Scholz, derisa po marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Para samitit, Scholz ka mirëpritur gjashtë liderët.

Ai tha se zotimet që do të dalin nga ky takim janë të natyrës urgjente për shkak të krizës që ka prodhuar agresioni rus në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)