Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit, me dokumente në dorë hyn në sallë dhe ulet pranë Edi Ramës

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 10:13
Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit, me dokumente në dorë hyn në sallë dhe ulet pranë Edi Ramës

Kyreministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot në kryeqytetin e Gjermanisë.

Kurti u fut në sallën ku po mbahet ky samit me dokuemte në dorën e majtë dhe u duk me disponim të mirë teksa ecte drejt karriges ku do të ulej. Kryeministri shkoi dhe u ul pranë homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Me Ramën, si zakonisht, qeshën pak. Kryeministri shqiptar, siç bën rëndom, u kujdes për batutat para nisjes së samitit.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.

Kurti pritet që sot t’ia shpreh sy më sy Szholzit përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje, Kosova paraprakisht i ka dërguar me shkrim në adresë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

(Kosova Sot Online)