
Lexoni edhe:
Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike
Pak ditë para zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA, presidenti Biden ka deklaruar se demokracia në vend po cenohet për shkak të politikanëve që refuzojnë të pranojnë vullnetin e popullit.
Kreu i shtëpisë së bardhë mori si shembull ish-presidentin Donald Trump, i cili nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe më mashtrimet e tij frymëzoi një situatë kaotike dhune.
“Të gjithë votuesit duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre javën e ardhshme dhe të përballen me gënjeshtrat, dhunën dhe përçarësit e rrezikshëm të zgjedhjeve që përpiqen të kenë sukses aty ku dështuan më 2020. Kjo nuk është koha për të qëndruar mënjanë. Heshtja është bashkëpunim. Trump shpërdoroi pushtetin e tij dhe vuri besnikërinë ndaj vetes para besnikërisë ndaj Kushtetutës.”
Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistikeLexoni edhe:
Duke u ndalur të sulmi ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, biden nënvizoi se gënjeshtrat e Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.
Teksa vuri në dukje se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e ish presidentit republikan për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Biden u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që nuk janë të gatshëm të mbështesin vullnetin e tyre.
Shumë amerikanë mbeten pesimistë për gjendjen e demokracisë amerikane. Një sondazh i tetorit nga Qendra për Kërkime për Çështjet Publike zbuloi se vetëm 9 për qind e të rriturve mendojnë se demokracia po funksionon “jashtëzakonisht” ose “shumë mirë”, ndërsa 52 për qind thonë se nuk po funksionon mirë.
(Kosova Sot Online )