Scholz pas Samitit: Lufta në Ukrainë rrezik për Ballkanin, konfliktet të tejkalohen

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 14:41
Scholz pas Samitit: Lufta në Ukrainë rrezik për Ballkanin, konfliktet të tejkalohen

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e ka cilësuar si sukses të madh për rajonin nënshkrimin e tri marrëveshjeve nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Scholz në një konferencë për media pas samitit për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Gjermani në kuadër të Procesit të Berlinit, tha se lufta në Ukrainë paraqet rrezik për gjithë rajonin.

“Integrimi i këtyre gjashtë shteteve tnë Bashkimin Europian, është i një rëndësie të veçantë, sidmos tash në kohën kur Rusia e ka sulmuar Ukrainën, dhe kjo paraqet rrezik për gjithë rajonin. Prandaj është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal, në mënyrë që konfliktet e trashëguara të tejkalohen”, tha Scholz.

Ai përmendi nevojën që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë “hapa konkretë për integrimin në Bashkimin Europian”. Për këtë, tha se Procesi i Berlinit është “pika lidhëse”.

(Kosova Sot Online)