Rama: Rajoni, më i bashkuar nga Procesi i Berlinit! Scholz: Samiti tregoi se ka vullnet për të bashkëpunuar

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 15:21
Rama: Rajoni, më i bashkuar nga Procesi i Berlinit! Scholz: Samiti tregoi se ka vullnet për të bashkëpunuar

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz gjatë konferncës për shtyp pas samitit të “Procesit të Berlinit” vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve, veprim që sipas tij  tregoi se ka vullnet për të bashkëpunuar. Në fjalën e tij ai theksoi mbështetjen e Gjermanisë kundrejt këtij procesi.

“Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njërëzit. Rrugë të rjea, marrrëdhnëie të rjea këto kanë qëneë kyçe për ekonominë e vendeve. Tregohet seriozisteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Sa i pëkret energjisë  një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështëtim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian. Ne duam të falenderojmë mko misioni  evropian që e mbështetet këtë proces”- tha Scholz.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar.

“Më duhet të them se Merkel pati të drejtë sepse në qoftë sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të ndërlikuar për të gjithë Evropën është në sajë edhe të këtij Procesi. Kur u mblodhëm për herë të parë këtu nuk ishim takuar ashtu prej shekujt ndërsa tanimë u bë e disata herë. Falënderime që u besuat Shqipërisë mikpritjen e radhës së Samitit të Procesit të Berlinit”.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se pret që ato që u diskutuan ditën e sotme të kenë përparim në samitin e ardhshëm që do të zhvillohet në Tiranë.

“Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit.

Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur.  Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh”, tha Rama.

Nga ana tjetër Presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der leyen deklaroi se Komsioni Europain do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor me 1 mld euro në formën e granteve si mbështetje për krizën energjetike.

“Shqipëria do jetë pjesë drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Kemi bërë një ecuri të mirë. Kemi siguruar marrëveshje për një metodikë të re zgjerimi. Më pas kemi hedhur një tryezë një plan të konsiderueshëm prej 30 mld investime në rajon, përveç kësaj vitin e kaluar patëm konferëncën e parë ndërqeveritare me malin e zi, këtë vit të lumtur që ia dolëm ta zhvillon konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më duhet të them se ky përparim i mirë, i dashur edi rama erdhi për shkak të progresit të vendeve të Ballkanit.

Procesi i Berlinit është të thellohet integrimi ekonomik, po përballemi me shumë sfida, pushtimin e Rusisë të Ukrainës. Sa më shumë të zgjasë kjo jemi të vendosur të qëndrojmë sëbashku.

Ne kemi diskutuar në tërësi pasojat e luftës, deklarata e sotme për sigurinë e energjetike shënjoi një hap të rëndësishme, jemi të përbashkuar sa i përket asnjanësisë klimatike deri në vitin 2025. Duke parë krizën, të sinkronizojmë hapat tona. Në një periudhë afat shkurtër e gjitha kjo kërkon të diversifikojmë burimet e energjisë, të ulim varësinë nga karburantet e Rusisë, të mbajmë në kontroll çmimet. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit perëndimor për ti vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar. Pjesa e dytë do u kushtohet in në infrastrukturës e energjisë, investime në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike, investimet tek energjia e ripërtëritshme.

Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon. Qoftë për doktorë , dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit.”, tha Von der Leyen.

(Kosova Sot Online)