Edita Tahiri: Sot mori fund Ballkani i Hapur

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 18:20
Edita Tahiri: Sot mori fund Ballkani i Hapur

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e cilësoi si fundin e projektit të Ballkanit të Hapur, pasi vendet e Ballkanit perëndimor u mblodhën në samitin e Procesit te Berlinit. Tahiri u shpreh se projekti serbo rus tashmë ka mbaruar.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, komentoi samitin e procesit te Berlinit, duke thënë se nënshkrimin e 3 marrëveshjeve të këtij procesi, merr fund projekti i Ballkanit të Hapur, i iniciuar nga Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, tha se për vendet e Ballkanit perëndimor mbizotëron vetëm Procesi i Berlinit dhe jo nisma për ‘Open Balkan’ që e cilëson si projekt serbo rus.

‘Vuçiç sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për dy arsye: e para, një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan dhe arsyeja e dytë është që sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur”.

Ndërkaq, përfundimisht mbizotëron Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor të gjashtë vendeve. Për ngarendësit e “Ballkanit të Hapur” që prodhoi një tandem të çuditshëm “Rama-Vuçiç”, tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus’, shkruan Edita Tahiri në Facebook.

Ish-Kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë ka qenë një nga emrat që e ka kundërshtuar më ashpër projektin e Ballkanit të hapur, duke e konsideruar si një përpjekje për të krijuar një ‘Jugosllavi të re’.

(Kosova Sot Online)