“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 19:09
“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

Një grup qytetarësh në Tiranë kanë dalë në “Sheshin Skënderbej” në mbështetje të të moshuarës e cila u dhunua nga infermieret në një azil në Pejë.

Qytetarët e Tiranës kanë shkruar disa pankarta për të shpërndarë mesazhe kundër dhunës dhe në për tu solidarizuar me të moshuarën.

“Të dua nënë”,  “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët.


(Kosova Sot Online)