BBC bashkëpunon me Piranjat, zbulon rrugën e emigrantëve shqiptarë të rekrutuar nga bandat kurdo-shqiptare

  • S.A /
  • 04 November 2022 - 12:06
BBC bashkëpunon me Piranjat, zbulon rrugën e emigrantëve shqiptarë të rekrutuar nga bandat kurdo-shqiptare

Media ndërkombëtare e lajmeve BBC ka bashkëpunuar me emisionin “Piranjat” në Abc për të zbuluar rrugën e emigrantëve shqiptarë të rekrutuar nga bandat kurdo-shqiptare. BBC i ka kushtuar një shkrim të gjatë emigrantëve shqiptarë në Britani, megjithatë me një frymë shumë ndryshe. “Bandat shqiptare po përdorin kampet e emigranteve në veri të Francës si baza rekrutuese, duke ofruar të paguajnë kalimin e atyre që janë të gatshëm të punojnë në industritë e drogës në Britaninë e Madhe” kështu e nis shkrimin prestigjozja britanike.

BBC-ja ka raportuar se ka parë fshatra afër Tiranës pothuajse të boshatisura, dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshen drejt cakut francez. Në shkrim thuhet se në qytetin francez të Dunkirkut këtë verë shqiptarët “pushtuan” një pjesë të kampit kryesor të emigrantëve atje.

Një zyrtar i lartë francez ka konfirmuar se shqiptarët aktualisht po luajnë rolin e ndërmjetësve duke lidhur migrantët shqiptarë me bandat irako-kurde të kontrabandës. Qeveria britanike ka thënë se 12,000 shqiptarë kanë arritur në Britani këtë vit me anije të vogla, kryesisht burra të rinj që udhëtojnë vetëm.

Një ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama akuzoi Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’pas deklaratës së saj ku e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla si ‘pushtim’.

(Kosova Sot Online )