Pjesa veriore e Mitrovicës stërmbushet brenda nates me flamuj të Serbisë

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 08:57
Pjesa veriore e Mitrovicës stërmbushet brenda nates me flamuj të Serbisë

Pjesa veriore e Mitrovicës është mbushur me flamuj të Serbisë. Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq ka thënë se një gjë e tillë po bëhet edhe si shenj falendërimi për presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij negociator që janë në kontakt të përditshëm me serbët në Kosovë.

Radojeviq ka thënë se Vuçiq është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se “po jep mbështetje të madhe për serbët”.

“Me të, ne ndjehemi të lehtësuar në sfidat e radhës”, ka thëën Radojeviq.

(Kosova Sot Online )