Aksident i rëndë në 'Rrugën e Kombit', përmbyset betonierja, vaj e naftë në rrugë

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 10:51
Aksident i rëndë në 'Rrugën e Kombit', përmbyset betonierja, vaj e naftë në rrugë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, në Rrugën e Kombit.

Në fotot shihet se një betoniere është përmbysur.

Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës.

Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

(Kosova Sot Online)