Deliu – Kodra: Krerët e UÇK-së do të triumfojnë sërish ndaj Serbisë

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 12:51
Deliu – Kodra: Krerët e UÇK-së do të triumfojnë sërish ndaj Serbisë

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka kritikuar sjelljen e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në dy-vjetorin e arrestimit të tyre, ajo ka thënë ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen në Hagë pa transparencë dhe pa mbështetjen e shtetit.

“Krerët e UÇK-së tash e dy vjet po mbahen në Hagë, pa proces gjyqësor, pa transparencë, pa mbështetje të shtetit!

Por, askush nuk mund ta ndryshojë historinë! Ata do të triumfojnë sërish ndaj Serbisë! Sërish do të trimfojë e vërteta!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)