Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës pjesmarrës në takimin e ftuar nga Rakiq

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 12:53
Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës pjesmarrës në takimin e ftuar nga Rakiq

Në takimin e thirrur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, po marrin pjesë edhe eprorë serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës. Ata shihen të ulur në radhë në një sallë në objektin e Komunës së Zveçanit, ku po diskutohet dalja ose jo nga institucionet e Kosovës. 

Bashkë me ta janë edhe zyrtarë të komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe institucione të tjera. Mbrëmë në Serbi ka qëndruar emisari sllovak për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili ka kërkuar që të veprohet me përgjegjësi dhe që të shmanget dhuna.

(Kosova Sot Online )