
Lexoni edhe:
Sarrazin: Qëndrimi i Kosovës për ndërrimin e targave është korrekt
Turqia është aktualisht vendi që vepron si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, në orët e fundit një vend tjetër ka ofruar të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe ai është Bahreini.
Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa shprehu interesin e tij për ndërmjetësimin midis dy vendeve të Evropës Lindore përmes ambasadës së Bahreinit në Rusi. “Madhëria e tij, Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa i Bahreinit konfirmon vullnetin e Mbretërisë së Bahreinit për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës për të ndalur konfliktin”, shpjegoi ambasada e vendit të Gjirit Persik.
Lexo Edhe:
Humbni 14 kg në 3 javë! Një studente nga Kosova e ka shpikur!
Farmacistja shqiptare që u shpall Miss Gjermania: Jeta ime ka ndryshuar, k…
Po kështu, Bahreini u bën thirrje të dyja palëve të shmangin një rritje të përshkallëzimit dhe konfrontimit, si dhe të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.
“Bahreini u bën thirrje gjithashtu fuqive të mëdha që të rishqyrtojnë dhe ripërtërijnë angazhimin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin, dhe bën thirrje për ripërqendrimin e përpjekjeve globale për t’iu kundërvënë valëve të ideologjisë ekstremiste duke punuar së bashku”, shprehet monarkia e Bahreinit.
Sarrazin: Qëndrimi i Kosovës për ndërrimin e targave është korrektLexoni edhe:
Këto fjalë nga Mbreti i Bahreinit vijnë pas takimit të tij në Manama me Papa Françeskun, i cili udhëtoi për në vendin aziatik për të vizituar komunitetin e vogël katolik prej rreth 80 000 njerëzish, i cili përbëhet tërësisht nga emigrantët. Papa u kërkoi autoriteteve të vendit të respektojnë të drejtat e njeriut, t’i japin fund diskriminimit të bazuar në fe ose seks dhe të eliminojnë dënimin me vdekje./A2CNN
(Kosova Sot Online )