Vlente 64 milionë euro, kapet sasia më e madhe e kanabisit në Spanjë

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 15:23
Vlente 64 milionë euro, kapet sasia më e madhe e kanabisit në Spanjë

Policia spanjolle njoftoi të shtunën se ka sekuestruar 32 ton kanabis të paketuar, me vlerë prej 64 milionë eurosh, duke saktësuar se është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Spanjë. 

Marihuana është kapur në ferma të ndryshme në të gjithë vendin, në kuadër të operacionit “Oborret”, ndërsa 20 janë personat e arrestuar në disa qytete, burra dhe gra, të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.Policia shton se mendohet që ka edhe plantacione të tjera.

(Kosova Sot Online )