Ta lënë uniformën e policisë apo jo? Musliu: Në mesin e serbëve ka kundërthënie

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 15:37
Ta lënë uniformën e policisë apo jo? Musliu: Në mesin e serbëve ka kundërthënie

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata në mesin serbëve është shumë e tensionuar, pasi siç tha ai ka kundërthënie se a duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma policët serbë të Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.

“Konflikti në mes të serbëve filloi! Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma. Në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit. Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, shkruan Musliu.

Ndryshe, Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

Takimi i tyre ka përfunduar gjysmë ore pasi ka nisur, ndërkaq nga pozita e ministrit për Kthim ka dhenë dorëheqje Goran Rakiq.  

(Kosova Sot Online)