Policia e Kosovës në gjendje gatishmërie pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e shtetit

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 16:45
Policia  e Kosovës  në gjendje  gatishmërie  pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e shtetit

Pas vendimit të Listes Serbe që të gjithë zyrtarët serbë që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës, të largohen njëanshëm nga puna, në shenjë kundërshtimi për vendimin e tabelave dhe shkarkimin e drejtorit të policisë të Rajonit të Veriut, dhe zhveshjes së uniformave policore nga prestarët serb, Policia e Kosovës ka ndërmarr masat ë reja për rritjen e nivelit të sigurisë duke ndryshuar edhe orarin e punës për pjesëtarët e saj. Përmes një komunikate drejtuar medieve, Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.

Policët janë njoftuar se tash do të kalojnë në orar 12 orësh dhe se s’do të aprovohen më as kërkesat për pushime vjetore. “Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )