Vela : Serbia po e nxit situatën në Veri, s’ka njësi speciale atje

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 17:04
Vela : Serbia po e nxit situatën në Veri, s’ka njësi speciale atje

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po e nxit situatën në veri, shkruan "Kosova Sot Online".

Vela ka thënë se informacionet për dislokimin e njësive të Policisë Speciale të Kosovës në veri nuk janë të vërteta.

“Kini parasysh se informacionet për dislokimin e njësive të Policisë Speciale të Kosovës në veri nuk janë të vërteta. Aty operojnë njësitë e rregullta policore.Për informacione zyrtare, ndiqni njoftimet e Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se për informacione më të sakta të ndiqen njoftimet e Policisë së Kosovës.

Vela për Vuqiqin ka thënë se po e ndjek paradigmën e Millosheviqit:

“Detyrimi i serbëve të Kosovës nga Serbia për t’u larguar (madje edhe përkohësisht) nga institucionet e Kosovës duket se është gjithashtu një përpjekje e Vuçiqit për të minuar progresin dhe nismat e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai po ndjek paradigmën e Millosheviqit: zjarrvënës ditën, “paqebërës” natën”, ka thënë Vela.

(Kosova Sot Online)