Maliqi: Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 17:45
Maliqi: Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me çështjen e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Maliqi në një postim në rrjetin social "Facebook", ka shkruar se synimi i Aleksander Vuçiqit është mos realizimi i propozimit franko-gjerman.

"Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t'i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin", ka shkruar Maliqi

(Kosova Sot Online)