Japin dorëheqje edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunalë

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 09:34
Japin dorëheqje edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunalë

Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.

Derisa sot kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.

(Kosova Sot Online)