
Petkoviq - Kurtit: Jashtë institucioneve derisa të formohet Asociacioni

"Serbët do të qëndrojnë jashtë institucioneve derisa të formohet asociacioni, derisa shtoi se “askush nuk i do targat RKS"
Petar Petkoviq, tha se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës “është lëvizja më e përgjegjshme për persekutimin sistematik të popullit serb dhe nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti”.
“Ky është një reagim i detyruar i popullit serb, largimi nga institucionet e përkohshme është përgjigje demokratike, sepse populli është mjaftuar. Serbët kanë thënë qartë se po largohen nga të gjitha institucionet derisa të fillojë formimi i asociacionit dhe derisa Kurti të anulojë vendimin e dhunshëm për riregjistrimin e automjeteve”, tha Petkoviq për RTS.
(Kosova Sot Online)