E zbulon eksperti: Ky është skenari i parë në Veri

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 12:16
E zbulon eksperti: Ky është skenari i parë në Veri

Serbët i janë përgjigjur thirrjes së Listës Serbe për t’u mbledhur sot në Mitrovicën e Veriut.

Me flamuj serbë në duar, serbët të organizuar janë tubuar në afërsi të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën e Veriut. Tubimi ka nisur me intonimin e himnit të Serbisë.

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, e sheh si skenar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Çollaku tha se në këtë mënyrë, Serbia dëshiron të tregojë se nuk do të lëshojnë pe në negociata.

“Ky është skenari i parë”, tha Çollaku.

(Kosova Sot Online)