Vuçiq - ministrit italian: Ja pse Prishtina po e kërcënon paqen!

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 12:46
Vuçiq - ministrit italian: Ja pse Prishtina po e kërcënon paqen!

Ministri italian Antonio Tajani pak më parë njoftoi se për zhvillimet e fundit ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se çfarë kanë folur me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Ai në Facebook ka shkruar se “Prishtina po e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme paqen dhe stabilitetin”.

“I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e M. Serbia, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet e veprimet e njënashme”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)