A mendoni se ka qenë Glauk Konjufca në SHIK!

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 14:53
A mendoni se ka qenë Glauk Konjufca në SHIK!

Babai i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Sherif Konjufca ka mohuar se kryetari i Kuvendit ka qenë anëtar i SHIK-ut.

“Glauku kur bëri autoritet më të madh në Vetëvendosje, oponentët politik duhej të shpiknin diçka me ia zvoglu autoritetin, madje e shpikën se Glauku ka qenë punëtor i SHIK-ut, ku shihet kinse nënshkrimi i Glaukut, i Kadri Veselit, dhe ai i imi. Nënshkrimi im çka duhej aty, djali ishte i moshës madhore, por çka duhej nënshkrimi im në atë librezë, pra ka qenë një shpikje amatore”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)