Pas situatës së tensionuar në Veri/Begaj e telefonon Osmanin

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 15:53
Pas situatës së tensionuar në Veri/Begaj e telefonon Osmanin

Në një postim në Facebook, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka shkruar se me presidenten Vjosa Osmani kanë biseduar edhe mbi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

“I shpreha shqetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, ka shkruar Begaj.

Ai ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.


(Kosova Sot Online)