SNS dhe LS po humbin përkrahjen në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 17:32
SNS dhe LS po humbin përkrahjen në veri të Mitrovicës

Lëvizja qytetare “Odgovor” e ka komentuar numrin e vogël të qytetarëve serbë në protestën e sotme në veri të Mitrovicës.

Kjo e fundit ka thënë se më pak se 2 mijë e 500 qytetarë i janë përgjigjur shtypjes së kriminelëve serbë për të protestuar.

Për më shumë, Odgovor ka deklaruar se në protestën e sotme serbët e jugut ishin ata që më së paku i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

“Një numër shumë i vogël i qytetarëve të Kosovës, diçka më pak se 2500, i janë përgjigjur thirrjes @srpskalista dhe edhe më pak ne i jemi përgjigjur shtypjes së kriminelëve të mblidhen në protestën e sotme. Mos bindja qytetare si përgjigje ndaj politikës tradhtare, është provë se  @sns DHE @SRPSKALISTA humbin të gjithë përkrahjen”, thuhet në reagim e lëvizjes.

(Kosova Sot Online)