Ish-ambasadori Bosch: Vuçiq e tregon fytyrën e vërtetë, nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 08:50
Ish-ambasadori Bosch: Vuçiq e tregon fytyrën e vërtetë, nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar për protestën e djeshme në veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ai nuk po ka dëshirë për paqe dhe pajtim.

“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

(Kosova Sot Online)