Vuçiq: Serbët kanë dashur të largohen nga institucionet sa herë që Prishtina ka bërë diçka, unë i kam këshilluar të mos e bëjnë këtë

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 09:36
Vuçiq: Serbët kanë dashur të largohen nga institucionet sa herë që Prishtina ka bërë diçka, unë i kam këshilluar të mos e bëjnë këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar rreth çështjes të serbëve nga veriu i vendit nga largimi i institucioneve të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se serbët kanë dashur të largohen nga institucionet e Kosovës disa herë, por që ai i ka ndaluar.

“Serbët kanë dashur të largohen nga institucionet sa herë që Prishtina ka bërë diçka, unë i kam këshilluar të mos e bëjnë këtë dhe ata më kanë dëgjuar, sepse kam qenë gjithmonë me popullin. Ata më besuan mua. I kam ndaluar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Është hera e parë që po flas për këtë, atë natë mund të ketë pasur një gjakderdhje të madhe, të paparë. Shqiptarët po e përgatisnin, serbët nuk donin të fshiheshin”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)