Mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”, largohet edhe i moshuari i fundit

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 12:51
Mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”, largohet edhe i moshuari i fundit

Duke filluar nga dita e sotme, është mbyllur zyrtarisht qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë, pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës nga ana e infermierës.

Nga kjo qendër kanë njoftuar se janë tërhequr të gjithë të moshuarit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin ‘Orenda’ në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent, ku është marrë vendim që subjektit ‘Orenda’ t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(Kosova Sot Online)