Konjufca: Nuk kisha pas dëshirë me mëndu që Aleksandar Vuçiq mund ta dërgojë në zgjedhje Kosovën

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 13:39
Konjufca: Nuk kisha pas dëshirë me mëndu që Aleksandar Vuçiq mund ta dërgojë në zgjedhje Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të kishte pasur dëshirë që Aleksander Vuçiq ta dërgojë në zgjedhje Kosovën, shkruan "Kosova Sot Online".

“Nuk kisha pas dëshirë me mëndu që Aleksander Vuçiq mund ta dërgojë në zgjedhje Republikën e Kosovës, kur të dojë. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)