Konjufca: Përpjekjet e Vuçiç për t’i dhënë drejtim tjetër procesit politik, ju siguroj që do të dështojnë

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 13:56
Konjufca: Përpjekjet e Vuçiç për t’i dhënë drejtim tjetër procesit politik, ju siguroj që do të dështojnë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë e ajo çfarë po ndodhë këto ditë në Veri të Kosovës, me serbët që refuzojnë vendimin e qeverisë së Kosovës dhe largohen nga institucionet, është thjesht përgjigja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për planin franko-gjerman, i cili, sipas Konjufcës, nuk i ka pëlqyer.

“Ajo çfarë ka ndodhur është refuzim zyrtar i Vuçiç-it për planin franko-gjerman. Refuzim i planit i cili është propozuar për normalizim të marrëdhënieve. Dhe pastaj të imponojë fakte në terren. Dhe Kosova të dorëzohet. Por ne i sigurojmë qytetarët që kjo nuk do të ndodhë. Përpjekjet e Vuçiç për t’i dhënë drejtim tjetër procesit politik, ju siguroj që do të dështojnë”, deklaroi Glauk Konjufca në një konferencë për media me gazetarë.

(Kosova Sot Online)