Gjakovari gjobitet me 300 euro pasi la drutë në trotuar

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 14:27
Gjakovari gjobitet me 300 euro pasi la drutë në trotuar

Një gjakovar është gjobitur me 300 euro gjobë, pasi i ka lënë drutë në trotuar duke penguar lëvizjen e kalimtarëve dhe të veturave në atë rrugë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje ligjore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)