Elezi: Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kanë bërë të ditur se ata janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunave në veri të vendit, pas dorëheqjes gjatë ditës së shtunë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas KQZ-së ende nuk dihet se sa është buxheti për zgjedhjet në veri.
“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”, është Elezi.
(Kosova Sot Online)