Vuçiq: Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 15:15
Vuçiq: Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare

Ditën e shtunë, zyrtarët serbë njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri të vendit.

Lidhur me këtë çështje Vuçiq përmes një njoftimi në "Instagram", ka njoftuar se do ti mbështesë serbët e Kosovës.

“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram."

(Kosova Sot Online)