Albin Kurti vendos: Zgjedhje nacionale nuk ka!

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 16:08
Albin Kurti vendos: Zgjedhje nacionale nuk ka!

"Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kry zgjedhjet. S’ka zgjedhje më", ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Kurti theksoi se përveç zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët dhanë dorëheqje, “s’ka zgjedhje më”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai rikujtoj se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale, dhe se i vjen keq që në komunat ku u dorëhoqën kryetarët nga Lista Serbe do të shkojnë në zgjedhje.

(Kosova Sot Online)