FSK me automjete të blinduara janë parë sot në Ferizaj

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 17:15
 FSK me automjete të blinduara janë parë sot në Ferizaj

Raportohet se sot fshatin Dardani të Ferizajt janë parë automjete të blinduara të FSK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" .

Lidhur me këtë rast Hamdi Pollomi, këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka theksuar se nuk ka “asgjë të jashtëzakonshme”.

“Bazuar në kërkesën e juaj ju njoftoj se njësitë e Regjimentit të parë në bazë të planeve të trajnimeve operojnë në fshatrat Ramjan, Livoq, Zhegoc, Dardani e fshatrat përreth, përndryshe nuk kemi asgjë të jashtëzakonshme”, tha ai.

 

(Kosova Sot Online)