Sasse: Apeli ynë urgjent për të dyja palët Kosovë - Serbi është që të përmbahen

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 18:00
Sasse: Apeli ynë urgjent për të dyja palët Kosovë - Serbi është që të përmbahen

Pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, ka reaguar Gjermania zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mund t’ju them se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin”, tha  Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.


“Apeli ynë urgjent për të dyja palët në konflikt është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani,” ka shtuar Sasse.

(Kosova Sot Online)