Aksident tragjik në Turqi

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 18:30
Aksident tragjik në Turqi

Në një përplasje mes një autobusi dhe dy kamionësh në provincën lindore turke Agri, shtatë persona humbën jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Shtatë bashkëqytetarë tanë humbën jetën brenda një autobusi që mori flakë pasi u përmbys”, tha kreu i shtetit turk Erdogan gjatë një fjalimi.


Derisa raportohet se njëmbëdhjetë u plagosën gjithashtu në aksident, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike. 

(Kosova Sot Online)