Kurti priti në takim përfaqësues të institucioneve lokale nga komunat e veriut

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 22:02
Kurti priti në takim përfaqësues të institucioneve lokale nga komunat e veriut

Përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, i ka pritur në takim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.

 

(Kosova Sot Online)