Vuk Jeremiqit iu ndalua hyrja në Kosovë, thonë nga partia e tij

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 08:51
Vuk Jeremiqit iu ndalua hyrja në Kosovë, thonë nga partia e tij

Partia Popullore e Serbisë,  ka njoftuar se Kosova i ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë, Vuk Jeremiq.

Kjo parti, ka njoftuar se ai është ndaluar në kufi nga autoritet e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Partia Popullore është një nga organizatat e pakta politike në Serbi që guxoi të formonte një Komitet Krahinor real dhe funksional në Kosovë. Politika jonë është e qartë: Kosova dhe Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë. Kthimi i administratës provinciale në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë duhet të jetë synimi afatgjatë i çdo qeverie të përgjegjshme, sado e vështirë të duket në dritën e rrethanave aktuale. Duhet pasur parasysh se edhe rrethanat historike në të cilat u gjend populli serb ishin dukshëm më të vështira, si dhe se marrëdhëniet në botë janë subjekt i ndryshimit”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)